jeudi 26 mars 2009

Gazeta Lazerati ( lazarati)

Gazeta LAZERATI eshte organ i Shoqates Lazerati,gazet kulturalo-atdhetare
Lazarati eshte nga fshatrat me te medhenj ne Shqiperi,rreth 4000 banor,fshat etnikisht i paster shqiptar,eshte pjese e laberise .Gjuha zakonet ritet krenaria njelloj me ato te pjeseve te tjera te Laberise ,me disa karakteristika te veçanta .Dallohet per besen,tolerancen,burrerine,trimerine, dhe atdhetarine .Kjo e fundit inokulohet ne breza qe femij nga prindrit nga kenget e djepit dhe deri ne ato tete reneve.
Historikisht vend banim teper i lashte ne gryken e Sopotit ,rindertuar nga Pirro i Epirit,shkaterruar nga Romaket ,pas se cilit u shvendos 500 m me ne veri.Lazarati u godit per te dyten here ne vitin 1733 nga Kapllan Pasha pas te cilit vazhdoj fshati qe eshte sot .Ne goditjen e Kapllan Pashes nje pjese e popullates qe u largua u vendos ne Lefkadhe ku edhe sot ekziston me emrin LAZARATABashk me fshetin u shkateruan dhe 5 kishat katolike.Pas ketij viti popullata qe mbeti u muslimanizua .
Perkrahu Ali Pashane i cili beri ne fshat disa ndertime dhe ujesjellsin.Lazarati ka mar pjese ne gjith luftrat per liri dhe mbrojtje te atdheut qe nga lufta e lekursit,lufta per mbrojtjen e Janines ku ju vrane 9 veta, kishte perfaqesuesit e vete ne ngritjen e Flamurit ne Vlore,mori pjese ne luften e Vlores me forca te3 shumta ,,perfaqesuesi Lazaratit -Ago Rkip Rabi ka firmosur kerkesen e drejtuar presidenti Willson per te mbrojtur Shqiperine ne lidhjen e kombeve,ne revolucionin e Fan S Nolit u radhiten me te ,ne LNCL mbajti qendrim nacionalist megjithate pati edhe me nacional clirimtaren shume djem si Muhamet Gjolleshi,Muhedin Krishti ,Bastri Gerveshi etj.Nga qeveria komuniste ne pergjithesi nuk u perkrah por shifej si fshat antikomunist.